NJË FOTO HISTORIKE, E VETMJA E ISMAIL QEMALIT

606

Dje pata kënaqësinë të takoj një prej pinjollëve të familjes aristokrate Carnavon dhe stërnip i Audrey Herbert. Herbert, një personazh shumë pak i njohur sot nga shqiptarët është ndoshta një prej në mos i vetmi anglez, i cili me një dashuri dhe përkushtim të admirueshëm mbrojti kauzën e pavarësisë së Shqipërisë nga fqinjët në nivelet më të larta europiane.

Vëlla me nënë i Lordit Carnavorn, u konsiderua dy herë për Mbret i Shqipërisë dhe dy herë e refuzoi këtë ofertë duke i shërbyer Shqipërisë pa asnjë interes personal. Nëna e tij, një nga aristokratet më të pasura angleze, themeloi një sërë institucionesh bamirëse në Shqipëri, duke lënë edhe një fond për bursa për të rinjtë shqiptarë.

Por si zakonisht këto personazhe, shqiptarët i harrojnë shpejt (dhe brezat e rinj as që e dinë kontributin e këtyre aristokratëve që punuan për Shqipërinë pa asnjë interes personal) duke treguar një prej anëve më të shëmtuara të tyre, mosmirënjohjen.

Gjithsesi, te kthehemi tek fotoja historike e Ismail Qemalit. Në dijeninë time deri më sot, kjo foto konsiderohet si foto e vetme e Plakut të Vlorës që del nga rrethimi grek i hipur në jahtin e Dukës De Mospesier, i cili pretendonte Fronin Shqiptar.

Ismail Beu ndalon në Bari dhe prej andej fillon edhe turi i tij europian. Por bashkëbiseduesi im i djeshëm me një buzëqeshje të lehtë, më tregoi se personi nga e majta e Ismail Beut ishte Audrey Herbert, i cili ishte mikpritësi i Delegacionit Shqiptar në Londër si dhe shoqëruesi i tyre në të gjitha takimet me zyrtarët e lartë britanikë.

A mundet që kjo foto të jete shkrepur në Londër dhe jo në Vlorë?