Dy çmime ‘Grammy’. Triumfon Dua Lipa, shpallet artistja e re më e mirë e vitit.

431

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka triumfuar në ceremoninë e çmimeve ‘Grammy’ për vitin 2019 duke dy marrë çmime. Artistja me famë botërore rrëmbeu trofeun ‘Artistja e re më e mirë e vitit’ dhe “Kënga më e mirë ritmike” për këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo në edicionin e 61-të të çmimeve ‘Grammy’.
“Jam nervoze dhe mirënjohëse. Jeta është vërtetë e çmendur. Jam kaq krenare për çmimet ‘Grammy’. Një ëndërr e vërtetë është realizuar’ tha ajo. Ndërkohë që çmimin “Albumi i vitit” e fitoi Kacey Musgraves.

Në garën për çmimet ‘Grammy’ Dua Lipa la pas këngët “Northern Soul” nga Above & Beyond dhe Richard Bedford, “Ultimatum” nga Disclosure dhe Fatoumata Diaëara, “Losing It” nga Fisher dhe “Ghost Voices” nga Virtual Sel.