Hidhet nga kati i pestë i pallatit 60 vjeçarja.

244

Një 60 vjeçare dyshohet të jetë hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte në Tiranë. Për pasojë gruaja njoftohet të ketë ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55 në rrugën e Dibrës ndërsa BK dyshohet të ketë qenë me probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.