U kap me drogë në portin e Durrësit, italiani kërcënon mediat me prerje koke

663

Ky është 60-vjeçari italian Piero Marmina (në foto), i cili u kap mbrëmjen e se mërkurës ne portin e Durrësit ne tentativë për të transportuar drejt Italisë rreth 6 kilogram marijuanë.

Ai u paraqit në Gjykatën e Krimeve te Rënda për tu vlerësuar me masën e sigurisë, por në tentative për t’i shpëtuar kamerave 60-vjeçari, i dënuar edhe me parë në Itali nuk ka kursyer kërcënimet.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur për të masën arrest me afat 30 ditor deri sa prokuroria të marrë përfundimisht të gjitha ekspertizat për lëndën e dyshuar narkotike dhe të njoftohet edhe përfaqësia diplomatike ne Shqipëri./ora news.tv