Gara për kryeprokurorin e ri, regjistrohet kandidatura e parë

380

Është regjistruar këtë të premte pranë KLP kandidatura e parë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Kandidati i regjistruar është Olsian Çela, i cili ka bërë edhe regjistrimin, duke u renditur keshtu i pari ne garen per kryeprokurorin e vendit.

Ndërkohë vetëm para disa ditësh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli fillimin e procedurës për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa bëri të ditur edhe kriteret që duhet të plotësojnë prokurorët që të kandidojnë.