Meta dekreton datën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

51

25 prilli do të shënojë ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 2021. Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë sot dekretin e datës së zgjedhjeve i cili hyn në fuqi në mënyrë të menjëhershme.

Përcaktimi i datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nga kreu i shtetit Meta u bë pas konsultimeve që zhvilloi me të gjitha palët politike në vend.