“Mjaft broçkullite pa fund”, Hajdari – Spiropalit: Po të jap dinjitet që mos rrish pas shefit

91

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke folur nga foltorja e Parlamentit, i është drejtuar me tone të ashpra deputetes Rudina Hajdari.

Spiropali i kërkoi zonjës Hajdari që të mbajë gojën dhe t’i vërë fre vetes kur flet pasi kjo e fundit u shpreh se pandershmëria dhe mashtrimi është kryefjala e mazhorancës në Parlament.

Rudina mbaj gojën, vëri fre vetes. Broçkullit pa fillim e fund, s’te kemi asnjë borxh. Mbajmë përgjegjësi për listat, emrat. Mbaj edhe ti për të gjithë edhe për anëtarët e familjes tënde biologjike, edhe për atë politik…

Po ashtu, Spiropali i kujtoi Hajdarit se nuk është e votuar dhe se është në atë parlament nga lista e PD, pas djegies së mandateve.

Ti nuk je e votuar, ke hyre nga lista e PD, dil në votim e shih sa vota merr. Pije detin Rudina, hyri detit në këmbë e ta shohim ku do dalësh. Shko bëji në vend tjetër ato, nëse ke akuza. Këtu jemi për të diskutuar për Rezolutën mbi Integrimin, për të cilën ti ke punuar, bashkë me Taulant Ballën. Nuk fole fare për rezolutën

Sa i përket draftit të propozuar nga PS, për listat, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin u shpreh se propozimet e mazhorancës janë serioze.

Nuk ka sisteme që ndryshojnë demokracinë sa hap e mbyll sytë. Duhet të japim zgjidhje. Propozimet e PS, janë serioze, marrin parasysh edhe nevojën për një hapje të listave. Nuk u bëmë si këmbët e dhisë këtu, që të gjithë duhet të hyjnë, në çdo lloj forme Ne po sigurohemi që të kemi një qeverisje që i përgjigjet nevojave aktuale dhe integrimit në BE. Kujdes me gjuhën dhe ejani këtu propozoni zgjidhje, u shpreh Spiropali.