Hera e parë në Shqipëri, nëna 51 vjeçare mban në bark fëmijën e së bijës.

296

Një histori e veçantë është trajtuar në emisionin Opinion. Një nënë 51 vjeçare ka vendosur të lindë fëmijën e vajzës së saj 28 vjeçare.

Kjo e fundit në moshën 17 vjeçare mësoi se për shkak të një problemi me mitrën nuk mund të bëhej me fëmijë. Është kjo arsyeja që nëna e vajzës ka marrë përsipër të ndihmojë të bijën.

Rasti në fjalë është realizuar përmes fertilizimit InVitro. Gruaja 51 vjeçare ka treguar se që në momentin që vajza kishte hequr mitrën ajo ishte menduar gjatë për të gjetur një zgjidhje. Por a është i ligjshëm ky proçes në Shqipëri?

Në shumë vende të botës rasti në fjalë, i njohur ndryshe si surrogaci është i ligjshëm dhe praktikohet jo rrallë. Për sa i përket vendit tonë nuk ka ende një bazë ligjore që rregullon këtë proçes. Megjithatë aktet normative të birësimit shërbejnë si rregullatore të rasteve si ky në fjalë.