Klea Huta tregon shqetësimet e para të vogëlushit Krid.

306

Më 4 qershor moderatorja shumë e dashur për publikin Klea Huta u bë nënë për herë të parë. Në jetë erdhi vogëlushi Krid i cili ka mbushur plot gëzim jetën e familjarëve.

Klea ka publikuar vazhdimisht momente pranë të voglit në rrjete sociale, mirëpo ende nuk e ka zbuluar portretin e tij. Së fundmi moderatorja ka treguar se Kridit po i dalin kicat e parë dhe mbrëmë kanë kaluar një natë të gjatë dhe të lodhshme.

Klea e ka ndarë eksperiencën e saj me ndjekësit me anë të një postimi. Më raftë pika mua. Kemi patur një natë të gjatë mbrëmë dhe të lodhshme si për mua edhe për Krid. Dhe falë Zotit që tani po fle pak.

Mbase nga stresi qumësht nuk kisha mjaftueshëm dhe si të mos mjaftonte kjo nuk ma pranonte as qumështin formulë. Kanë filluar të na hanë dhëmbët dhe netët nuk janë më aq të qeta. Po ju si e keni patur këtë eksperiencë, ka shkruar ajo.