Bino: Ja rastet kur mund të mbyllen përsëri shkollat.

46

Silva Bino thotë se këto janë vendime që i takojnë Ministrisë së Arsimit. Ne kemi kërkuar që në institucionet arsimore të mbahet maska nga mësuesit dhe nxënësit.

Por në gjykimin tim maska siç i jepet personelit shëndetësor duhet tu ofrohet edhe nxënësve por kjo siç edhe thashë varet nga Ministria e Arsimit që është edhe institucioni përgjegjës.

E ritheksoj që maskat duhet të jenë të pranishme gjatë procesit mësimor dhe duhet të krijohen të gjitha mundësitë për ta garantuar këtë. Kurrsesi nuk duhet që pamundësia financiare të pengojë në marrjen dhe mbajtjen e maskës, tha doktoresha.