“Bashkimi Europian” hiqet nga pasaportat britanike, në pritje të Brexit

566

Pavarësisht shtyrjes së Brexit, Britania e ka bërë divorcin me Brukselin në pasaportë.

Fjalët “Bashkimi Europian” nuk janë më në faqen e parë te pasaportave që po lëshohen në Britaninë e Madhe nga 30 marsi, një ditë pasi Londra supozohej të dilte nga Unioni.

Pasaporta në ngjyrën blu të errët, të cilat ngjasojnë me modelet para BE-së, pritet të lëshohen nga fundi i vitit.

Vendimi zemëroi ata që po aplikojnë për pasaporta të reja dhe që shpresonin ta ruanin emblemën e anëtarësimit në Bllok.