Ish deputeti i Partisë Demokratike Esat Çoku ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare.
Çoku ka qenë ish kryetar i Shoqatës të Përndjekurve politik të Lushnjës dhe pjesë e Kryesisë të Shoqatës Kombëtare që në krijimin e saj, ish deputeti demokrat, sekretar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Lushnjës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, lajmin e ka publikuar gazetari Dalip Greca ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikut të tij.
