Ushtria në Aeroport, Presidenti kërkon bazën ligjore

379

Presidenti i Republikës i ka kërkuar zyrtarisht informacion Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçakut, mbi bazën ligjore të vendosjes së efektivëve të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili gjithashtu tha se pasi të ketë një informacion më të plotë mbi këtë vendim do të ketë edhe një reagim publik nga ana e Presidentit.

Mbrëmjen e të enjtes, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njoftoi mbi vendimin për të dërguar ushtrinë në aeroportin e Rinasit, pas grabitjes së miliona eurove nga një grup i armatosur dhe i stërvitur mirë.