Presidenti Meta për Taulant Ballën: Kush është ky?

578

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i kërkoi sot presidentit Ilir Meta që deri në orën 17:00, kur Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, të dekretojë shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm dhe kalimin e kompetencave te kryeministri Edi Rama.

Por gjatë daljes nga një aktivitet i zhvilluar në Tiranë, presidenti Meta ka ironizuar me numrin dy të socialistëve.

“Kush është ky? Kryetari i Këshillit të Sigurimit Kombëtar?”, iu përgjigj Meta interesit të madh të gazetarëve.

Presidenti ka njoftuar se sa i përket kërkesës së kryeministrit Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, do të kryejë me kujdes të gjitha verifikimet.