Policia Kufitare i ka sekuestruar dhjetëra mijëra paunde dy shtetasve që po hynin në kufirin shqiptar nga aeroporti “Nënë Tereza”, të ardhur nga Britania e Madhe.
Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet E.K dhe L.S që me vete mbanin me vete sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara përkatësisht 10 mijë dhe 31 mijë paunde.
Personave iu sekuestruan paratë, siç parashikohet nga neni 179 i Kodit Penal. Paratë e padeklaruara në kufi shihen nga forcat e rendit si fenomen në rritje në vendin tonë.
Zyrat e Kadastrës të rrethit të Vlorës, çdo ditë i shikon të mbushura me qytetarë të shumtë, të cilët shpresojnë se do marrin zgjidhje për pronat e tyre.
Prej vitesh ecejaket e tyre nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Në këto sportele shikon kryesisht të moshuar me dokumente në duar që presin pa fund.
“Kam gati 20 vite dhe asnjë përgjigje nuk po marr”, shprehet një zotëri, i cili vjen çdo javë por asnjë zgjidhje.
Nëse të moshuarit kanë pasoja shëndetësore nga qëndrimi me ditë të tëra në radhe, torturuese është situata edhe për nënat me fëmijë.
Shumë prej tyre i largohen kamerës nga frika se po të flasin do të hakmerren punonjësit duke ua zgjatur sfilitjen, por në biseda mëson se janë aty për banesa apo dhe toka që kanë mbivendosje pronarësh me dy apo më shumë të tillë. Apo tokat kryesisht në bregdet me dokumente që ankuesit thonë se janë falsifikime.
Një listë notash e marrë në Fakultetin e Ekonomisë rezulton tërësisht e pavlefshme.
Siç mund ta shihni në këto dy fotografi, të dërguara te Ti Raporton, në mesin e notave përkatëse shprehur me vlerë numerike, por shoqëruar në kllapa edhe me fjalë përsëritet i njëjti gabim.
Numri është pesë. por në kllapa shënohet tetë.Janë të pavlefshme sepse në krah të pesave shkruhet tetë. E çova dhe përgjigjja që më dhanë është që sekretarja ishte sëmurë dhe nuk e dinin ato sekretaret që ishin atje se kur do vinte ajo që e kishte bërë.
Pra në vend që të më jepnin një tjetër të saktë, më dhanë këtë përgjigje. Kushtet në të cilat të presin janë mesjetare. Dua thjesht të ngrihet si problem, sepse në qoftë se qëndrojmë indiferentë ndaj probleme të vogla nuk do i zgjidhim kurrë të mëdhatë. Pesë ka marrë në të vërtetë, teta është gabim, shkruhet në numrin e Ti Raporton.
Margarita Gjoni është 31 vjeçarja nga Shkodra e cila dhùnoi psikologjikisht dhe fìzìkisht Brisilda Rrokun pse kjo e fundit kishte kryer màrrèdhënie seksuale me të dashurin e saj Ndue Prekën (Noja)
Ngjarja mori vëmendje të gjerë mediatike pas denoncimit të video skan.dàleve në JOQ Albania ku në disa prej tyre Gjoni rrèh Rrokun dhe në disa të tjera ushtron presion psikologjik përmes shantazhit
Mësohet se gjy.kata ka lënë të lirë Margarita Gjonin duke i dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje. Kjo nënkupton se e reja tanimë është e lirë dhe nuk ka marrë dënim
Një ish-punonjës i Postës Shqiptare është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. Ndaj 48-vjeccarit me iniciale J.D gjykata e Gjirokastrës kishte vendosur masë sigurie arrest me burg.
Ai ka shpërdorur pozicionin e punës duke tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm duke mos e shpërndarë shumën e parave tek personat përkatës.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme
Pronari i një restoranti në Shkodër është gjobitur me 3 milionë lekë të reja për shkak se organizoi një ceremoni festive në biznesin e tij.
Konkretisht A. Z e mori këtë masë pasi nuk ishin zbatuar protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese për koronavirusin, ndaj edhe e ka pësuar. Për më tepër është vendosur që biznesi të mbyllet për gjashtë muaj.
Në njoftimin e bërë nga policia nuk saktësohet nëse kjo ishte një shkelje e përsëritur apo ishte për herë të parë.
Prangoset nga Policia autori i dyshuar i vrasjes së një 61-vjecari në Tiranë.
Policia njofton se ka vënë në pranga një 37-vjeçar, në akuzë për vrasjen e një 61 vjecari.
37-vjeçari F.D., e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
Njoftimi nga Policia
Ndalohet një 37-vjeçar, për veprën penale “Vrasja”.
37-vjeçari i dënuar më pare për Dezertim nga sherbimi Ushtarak.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi D.L., 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjeherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin F.D., 37 vjeç, banues në Tiranë.
37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
Policia e Korçës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i 17 vjedhjeve në këtë qytet.
Në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. B., 33 vjeç, i dënuar edhe më parë për vjedhje. Ai ishte në monitorim nga policia, ndërsa u kap në flagrancë në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.
“Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera, këqyrja e pamjeve filmike dhe provave të grumbulluara, u dokumentuan edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë, ku janë vjedhur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake, autor i të cilave dyshohet të jetë shtetasi E. B., konkretisht:
– Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.
– Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.
– Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.
– Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.
– Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G; Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.
– Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura”, bën të ditur policia.
Aktorja turke Birce Akalay ka përfunduar në spital. Aktorja e cila u bë e famshme në Shqipëri me rolin e Asllë në serialin Dashuri bardh e zi, së fundmi ka nisur xhirimet për serialin e ri Babil dhe është ndjerë keq. Ajo ka shkuar së bashku me partnerin e saj në spital.
Aktorja u fotografua jashtë ambienteve të spitalit dhe dukej në gjendje aspak të mirë. Do kalojë, jam më mirë tani, faleminderit. Kemi filluar punën për serialin, tha aktorja. Gazetarët vazhduan ta pyesin dhe Birce iu përgjigj se sapo ka dalë nga spitali dhe është e lodhur. Unë sapo kam dalë nga spitali, ju lutem, nuk është vendi, u përgjigj aktorja. revistawho
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti parashikohet me kthjellime dhe shtim vranësirash mesatare kalimtare dhe lokalisht të dendura në relievet malore prej orëve të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 0-1 ballë.