Vrasja e një 61-vjeçari / Arrestohet autori i dyshuar

275

Prangoset nga Policia autori i dyshuar i vrasjes së një 61-vjecari në Tiranë.

Policia njofton se ka vënë në pranga një 37-vjeçar, në akuzë për vrasjen e një 61 vjecari.

37-vjeçari F.D., e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

Njoftimi nga Policia

Ndalohet një 37-vjeçar, për veprën penale “Vrasja”.

37-vjeçari i dënuar më pare për Dezertim nga sherbimi Ushtarak.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, me marrjen e njoftimit se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në oborrin e banesës shtetasi D.L., 61 vjeç, ishte gjetur pa shenja jete, menjeherë kanë organizuar punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të mirorganizuar dhe hetimeve instensive bënë të mundur zbulimin e ngjarjes, dhe kapjen e autorit të dyshuar shtetasin F.D., 37 vjeç, banues në Tiranë.

37-vjeçari e ka pranuar autorsinë dhe është shprehur se për disa konflikte të meparshme, dyshohet për konflikte pronësie, me vetëpërgjegjësi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen shtetasit D.L.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.