Vinin nga Britania e Madhe me “xhepat” plot, i sekuestrohen dhjetëra mijëra paunde në Rinas.

323

Policia Kufitare i ka sekuestruar dhjetëra mijëra paunde dy shtetasve që po hynin në kufirin shqiptar nga aeroporti “Nënë Tereza”, të ardhur nga Britania e Madhe.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet E.K dhe L.S që me vete mbanin me vete sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara përkatësisht 10 mijë dhe 31 mijë paunde.

Personave iu sekuestruan paratë, siç parashikohet nga neni 179 i Kodit Penal. Paratë e padeklaruara në kufi shihen nga forcat e rendit si fenomen në rritje në vendin tonë.