Arrestohet ish-punonjësi i Postës Shqiptare.

52

Një ish-punonjës i Postës Shqiptare është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim. Ndaj 48-vjeccarit me iniciale J.D gjykata e Gjirokastrës kishte vendosur masë sigurie arrest me burg.

Ai ka shpërdorur pozicionin e punës duke tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm duke mos e shpërndarë shumën e parave tek personat përkatës.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme