Duke filluar që nga mbrëmja e 6 Gushtit Greqia ka vendosur të mbyllë kufijtë tokësor me Shqipërinë. Lajmin e bëri të ditur Policia jonë e Shtetit e cila thotë se lëvizja drejt shtetit helen do të lejohet nga ora 06 e mëngjesit deri në orë 22të natës.
Policia bën të ditur se pikat kufitare e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të jenë të mbyllura si në hyrje dhe në dalje.
Ndërkohë pas datës 16 Greqia ka miratuar vendimin që çdo person që kalon nga Shqipëria, duhet të karantinohet për 7 ditë. Drejt Greqisë mund të udhëtojnë vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi dhe minoritarët.