Korçë, mbillen 51 pemë dekorative në parkun “Rinia”

321

51 pemë dekorative janë mbjellë këtë të martë në fund të parkut Rinia në qytetin e Korçës.

Këto pemë kanë zëvendesuar, 10 plepat që u prenë pak ditë më parë për shkak të rrezikshmërisë që paraqisnin për qytetarët.

Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike pranë Bashkisë së Korçës, Ilir Dinellari thotë se gradualisht do të zëvendesohen edhe të tjerë plepa në këte zonë për t’u mbjellë të tjera peme dekorative të llojit panje, gështenje, blin, pishë apo cedrus.

Paralelisht po punohet edhe për zgjatimin e pistës së biçikletave duke ndërtuar një korsi malore e cila ka qenë e kërkuar edhe nga dashamirësit e ciklizmit apo qytetarët të cilet pedalojnë çdo ditë në parkun Rinia.

Parku Rinia në qytetin e Korçës është ndërtuar në vitet 50 dhe ka një sipërfaqe prej 110 mijë metër katrorë.