“Shiko Kush Luan” nis më shpejt nga se e mendoni, zbulohet data.

34

Pritjes së ndjekësve i ka ardhur fundi dhe faqja zyrtare e Top Channel ka zbuluar datën kur formati Shiko kush luan nën moderimin dhe autorsinë e Luana Vjollcës do të rikthehet në ekran. Ata kanë treguar se spektakli do të shfaqet në ekran në datë 25 shtator.

Ndjekësit kanë lënë një sërë komentesh duke mos fshehur entuziasmin e këtij momenti. Kujtojmë se prej javësh Luana ka premtuar një spektakël të vërtetë në sezonin e katërt të Shiko Kush Luan duke treguar se kësaj here do të shtohen edhe shumë rubrika të reja.