Vilma Masha prezanton për herë të parë vajzën (Foto)

57

Vilma Masha 9 muaj më parë solli në jetë një vajzë, por vetëm sot vendosi ta prezantonte vogëlushen me gjithë botën. Në një intervistë për Star People ajo ka treguar jetën e re si nënë dhe si ka ndryshuar gjithçka pas lindjes së Seas.

Sea është lumturia ime më e madhe, është drita që më ka ndriçuar shpirtin. Tani nuk ka më unë, por Sea, çdo gjë që ne bëjmë, mendojmë për të në radhë të parë që nga vendimet më të rëndësishme për mirërritjen e saj e deri te shëtitjet që janë të pakonceptueshme pa Sean. Prioriteti ynë është Sea është shprehur moderatorja sportive.

Në çdo foto nënë e bijë janë kombinuar me njëra-tjetrën, duke veshur rroba të njëjta. Nga imazhet e shkëputura duket se vogëlushja nuk ka ngjashmëri shumë të madhe me Vilmën, sepse mundet që tiparet ti ketë trashëguar nga babai i saj. Kujtojmë se Masha është martuar para 2 vitesh dhe ajo nuk e ka zbuluar deri më sot identitetin e partnerit, pasi preferon që ta mbajë sa më të fshehtë jetën e saj private.