Landi përlot rrjetin: Më ktheni pas doktor Florin, në djall të shkojnë…

472

Dhimbja për Dr.Florin vazhdon të jetë si ditën e parë për të afërmit e tij.
Këtë gjë e tregoi sot dhe miku më i mirë i tij , Landi Hysi me anë të një postimi në Instagram.

Teksa kthehet shumë kohë pas me një foto ku shihet bashkë me Dr.Florin, Armir Shahinin dhe Flaka Krelanin, ai shkruan:

“Në djall trofetë. Të gjitha! Më ktheni Dr.Florin!”, fjalë të cilat tregojnë shumë për dhimbjen e Landit.

Pas ndarjes nga jeta të këngëtarit, Landi i ka qëndruar pranë familjes së tij.

Ai ka qenë prezent në çdo ditëlindje dhe festë bashkë të tyren, duke i ndihmuar për të lehtësuar sadopak dhimbjen.