A do jetë kandidat për deputet? Flet Lleshaj: Dekonspirimin nga kreu i OFL-së e zbuluam vetë

53

Kryeministri Edi Rama e largoi nga Lezha si drejtues politik i qarkut, por a do të jetë Sandër Lleshaj në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të 2021? Nuk jam punëtor i mrekullueshëm partie.

Nëse do të ishte në vullnetin tim patjetër që nuk i shmangem asnjë thirrje nëse do të konsiderohet e përshtatshme nga forumet e partisë. Edhe nëse nuk ndodh bota do të rrotullohet edhe pa ne, njëlloj si më përpara” tha ai.

Lleshaj foli edhe për dekonspirimin nga kreu i OFL-së Artan Shkëmbi, i cili është pezulluar nga detyra. Dramë do të ishte nëse ne nuk do të ishim në gjendje për t’u distancuar. Është lajm i keq që identifikohet një problem i tillë në këtë nivel të hierarkisë së policisë shqiptare, por policia e identifikoi vetë problemin. Por problemi nuk erdhi nga jashtë, nga jashtë erdhi shqetësimi, që diçka ndodh.

Kemi dyshime, që diçka ka ndodhur dhe nga brenda policisë është identifikuar problemi. Po policia ka fuqinë që të arrijë të identifikojë probleme edhe në këtë hierarki. Policia e ka zbuluar vetë problemin. Ngjarja është e rëndë, por fatlume, zbulimi dhe reagimi i vetë policisë. Emërimin e këtij zotërisë nuk e kam bërë unë. Ka disa vite në atë detyrë, por kjo nuk ka rëndësi, do ta kisha emëruar edhe unë tha ai në Real Story.

Për atentatin me bombë ndaj Preng Gjinitnë 15 shtator në Tiranë, Lleshaj u shpreh se shumë keq që policia nuk e parandaloi, por nuk kishte informacion. Kjo ngjaje u lidh me një seri ngjarjesh të tjerë, në Itali dhe Belgjikë, që supozohet të jenë të lidhura me ngjarje të tjera. Por edhe ngjarja në Itali dhe Belgjikë që nuk janë zbardhur. Nuk mund të fajësojmë policinë për krimet që ne bëjmë. Policia nuk arriti që ta parandalojë.

Shumë keq që nuk arriti ta parandalonte. Policia nuk ka pasur informacion se do të ndodhte kjo ngjarje. Jam mjaft i shqetësuar edhe unë përfundoi ai./ db/Abcnews.al