Çfarë nuk u pa gjatë takimit në Presidencë (Foto)

43

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot takime me krerët e partive politike për tu konsultuar për datën e zgjedhjeve të ardhshme.

Pothuajse të gjithë përfaqësuesit e partive politike kanë qëndruar pa maskë në takimin me Metën ndërkohë që përjashtim ka bërë vetëm Rama.

Kryeministri Rama është shfaqur me maskë në Presidencë ndërsa nuk ka pranuar që të konsumojë kafe ose çaj gjatë takimit.  Krerët e partive as nuk kanë shtrënguar duart me njëri tjetrin, por vetëm janë përshëndetur nga larg.