Tërmeti i fuqishëm shemb minaren e xhamisë (Video)

526

Tërmeti i kësaj të enjte që ka goditur Turqinë ka shkaktuar rrëzimin e minares së një xhamie në Avcilar të Stambollit.

Sipas mediave turke që kanë publikuar pamje të shumta nga xhamia, e cila siç shihet, ka humbur një pjesë të strukturës së saj, për shkak të tërmetit të fuqishëm, ndërsa njerëzit kanë ndaluar të tmerruar në rrugë.

Tërmeti me magnitutë 5.8 e kishte epiqendrën në detin Marmara, me thellësi 2 km dhe 66 km në perëndim të Stambollit, fatmirësisht duket se deri më tani nuk ka shënuar asnjë të lënduar.

Ndërkohë për shkak të lëkundjeve të fuqishme dëme materiale ka në disa zona.