Homoseksuali shqiptar: Ja me cilin politikan do të kisha dëshirë të lidhesha.

527

Sipërmarrësi i njohur shqiptar, Elton Ilirjani i ftuar në Ftesë në 5, përpos jetës personale dhe luksit, tregoi hapur se ka pasur ngacmime nga persona të famshëm në Shqipëri, nga showbizi e nga politika.

Nga të famshmit kam patur pafund që më kanë gjuajtur. Kam patur nga persona të njohur të showbizit, këngëtarë, aktorë, regjisorë, ka Shqipëria plot, por edhe politikanë. Për mendimin tim ata janë më të papranueshmit, sepse të hapin probleme.

Shqiptari kur ka pushtet, bëhet edhe më i keq dhe unë asnjëherë skam ndërmend të lidhem me politikanë, tha Eltoni duke theksuar më pas se me termin politikanë u referohet atyre që jo domosdoshmërish janë në pozitat më të larta.

Eltoni veçoi Fatos Nanon si të vetmin politikan që nuk do e refuzonte dhe do të ishte i gatshëm ta gjuante vetë i pari.

Fatos Nano është një personazh shumë karizmatik. Fatkeqësisht nuk i ka aspak qejf meshkujt, por nëse do i kishte, unë do e kisha gjuajtur vetë i pari. Për këtë të jesh e sigurt, u shpreh Eltoni.