Xhensila bën ndryshimin e papritur dhe si gjithmonë shkëlqen.

448

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, është një ndër këngëtaret që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe të publikut që në daljen e saj të parë në skenë. Xhensila ka sjell ndër vite një sërë këngësh që janë kthyer në hite dhe jeta e saj personale, martesa me Bes Kallakun dhe vajza Ajka, gjithmonë komentohen në media.

Siç dihet Xhensila është konsideruar si një ndër femrat më të bukura shqiptare e cila prej kohësh ka preferuar që të mbaj një look dhe mos të eksperimentojë shumë me pamjen e saj.

Mirëpo, së fundmi ajo i ka habitur të gjithë fansat teksa ka publikuar disa pamje ku shihet se ka hequr dorë nga flokët brun dhe i ka lyer ato bjonde. Nuk dihet nëse janë vërtetë flokët e këngëtares apo paruke, por Xhensilës i shkon shumë kjo ngjyrë.