“Vuaj nga zemra, diabeti, gur në tëmth dhe nga…”/ Fatos Tushe kërkon lirinë: S’jam i rrezikshëm, pranoj edhe garanci pasurore

202

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i cili është u arrestua për korrupsion kërkon lirimin nga qelia për arsye shëndetësore. Gazetari i report Tv, Arsen Rusta mëson se Tushe ka deklaruar se Tushe vuan prej vitesh nga sëmundja e kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute,  nga mushkëria si dhe është  alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve.

Po ashtu Tushe pranon edhe një masë garancie pasurore për të mos qëndruar në qeli.

‘Z. Tushe vuan prej vitesh nga sëmundje kardiake, diabet, gur në tëmth me kriza të vazhdueshme akute, nga mushkëria si dhe është alergjik/intolerant ndaj disa ushqimeve. Problemet shëndetësore të tij provohen nga të dhënat e pasqyruara në dokumentat e poshtëshënuara:

Me argumentin se eshte semure dhe nuk paraqet rrezikshmeri fatos tushe kerkon lirine ne apel. Apeli gjkko dhr kryesuesja nertina kosca vendos daten 28 ora 9 korrik per seancen ku do vendoset nqs ish kryebashkiaku do qendroj ne qeli apo lirohet.

“Ne çmojnë se masa e sigurimit “Garanci pasurore” (në një shumë të arsyeshme të caktuar nga Gjykata), ose “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” do të ishin masa sigurimi të përshtatshme” .’- thuhet në argumentinin e palës mbrojtëse të Fatos Tushes.