10 vendet më të mira dhe më të këqija për të punuar.

445

Në prag të festës së 8 Marsit, InterNations vendosi që të bëjë një anketë për të zbuluar se cilat janë vendet më të mira dhe më të këqija për të punuar për gratë.

Kjo renditje bazohet në përshtypjet e rreth 8,855 grave të intervistuara të cilat kanë emigruar në shtete të huaja, ku dhe aktualisht punojnë. Sondazhi Expats Insider përfshin kategori të ndryshme si perspektivat e karrierës, balanca jetë personale-jetë profesionale dhe siguria në punë.

Dhe shteti humbës në këtë sondazh ishte Greqia, e ndjekur me një diferencë shumë të ngushtë pikësh nga Italia.

Më shumë se 50 për qind e grave që punojnë në Itali dhe në Greqi shprehen për një perspektivë negative në lidhje me karrierën e tyre, shprehet Kathrin Chudoba, drejtuese e departamentit të Komunikimeve në InterNations.

Ky është njëkohësisht edhe viti i katërt që Greqia pozicionohet në vend të fundit nga gratë si shteti më i keq për të punuar. Por duke marrë në konsideratë edhe situatën e keqe ekonomike të Greqisë, renditja e këtij shteti në vendin e fundit nuk është aspak një fakt befasues dhe madje 81 për qind e grave të anketuara shprehen se ato nuk kanë fare shpresë në rikuperimin ekonomik të shtetit të Greqisë.

Pas Greqisë, ajo që renditet me pikët më të ulëta është Italia ku 34 për qind e grave të anketuara janë të pakënaqura me punën e tyre ndërsa rreth 50 për qind ishin të pakënaqura me balancën jetë personale-jetë profesionale.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u renditën diku në mes të kësaj liste, në vendin e 29 nga 57 shtete që morën gjithsej pjesë në sondazh.

Ndërsa shteti që u rendit më i miri nga gratë për të punuar është Republika Çeke. Ky shtet ka pasur një avancim shumë të lartë në krahasim me atë të vitit 2016 ku renditej në vend të 26-të. Shtete të tjera që renditen në vendet e para të listës janë edhe Norvegjia, Danimarka, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.

Njihuni më poshtë me 10 shtetet e cilësuar nga gratë si më të mirat për të punuar, si dhe me 10 më të këqijat:

10 shtetet më të këqija

Greqia:
Perspektiva e karrierës: 23% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 31% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 45% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 62% të burrave
Siguria në punë: 35% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 48% të burrave

Italia
Perspektiva e karrierës: 31% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 40% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 50% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 62% të burrave
Siguria në punë: 45% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 44% të burrave

Serbia:
Perspektiva e karrierës: 28% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 53% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 51% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 60% të burrave
Siguria në punë: 38% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 58% të burrave

Argjentina:
Perspektiva e karrierës: 43% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 56% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 51% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave
Siguria në punë: 45% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 64% të burrave

Turqia:
Perspektiva e karrierës: 40% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 48% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 44% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 47% të burrave
Siguria në punë: 48% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 49% të burrave

Mianmari:
Perspektiva e karrierës: 47% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 61% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 44% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave
Siguria në punë: 66% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave

Afrika e Jugut:
Perspektiva e karrierës: 40% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 56% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 58% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 71% të burrave
Siguria në punë: 51% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 61% të burrave

Rumania:
Perspektiva e karrierës: 46% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 58% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 49% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 60% të burrave
Siguria në punë: 67% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave

Kuvajti:
Perspektiva e karrierës: 50% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 37% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 38% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 27% të burrave
Siguria në punë: 52% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 40% të burrave

Egjipti:
Perspektiva e karrierës: 43% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 53% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 55% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 60% të burrave
Siguria në punë: 51% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 58% të burrave

10 shtetet më të mira

Republika Çeke:
Perspektiva e karrierës: 73% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 63% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 79% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 78% të burrave
Siguria në punë: 78% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 66% të burrave

Bahrejni:
Perspektiva e karrierës: 66% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 62% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 77% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 66% të burrave
Siguria në punë: 72% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 78% të burrave

Tajvani:
Perspektiva e karrierës: 66% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 62% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 77% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 66% të burrave
Siguria në punë: 72% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 78% të burrave

Norvegjia:
Perspektiva e karrierës: 50% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 61% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 75% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 74% të burrave
Siguria në punë: 73% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 69% të burrave

Danimarka:
Perspektiva e karrierës: 49% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 82% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 84% të burrave
Siguria në punë: 61% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 69% të burrave

Luksemburgu:
Perspektiva e karrierës: 56% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 62% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 65% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 59% të burrave
Siguria në punë: 70% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 79% të burrave

Zelanda e Re:
Perspektiva e karrierës: 51% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 70% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 78% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 70% të burrave
Siguria në punë: 68% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 76% të burrave

Holanda:
Perspektiva e karrierës: 58% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 68% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 73% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 77% të burrave
Siguria në punë: 68% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 73% të burrave

Malta:
Perspektiva e karrierës: 58% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 48% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: : 70% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 81% të burrave
Siguria në punë: 66% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 65% të burrave

Australia:
Perspektiva e karrierës: 65% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 67% të burrave
Balanca jetë personale-jetë profesionale: 70% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 69% të burrave
Siguria në punë: 64% e grave kanë një pritshmëri pozitive ndaj 63% të burrave

Burimi: Forbes