Ndahet çifti i njohur shqiptar, prindër të një vajze të vogël 10 muajshe.

178

Prej kohësh emrat e tyr ekanë përfolur se po përjetonin krizë në çift e se nuk ishin më bashkë, por zërat mbeteshin në kuadrin e thashethemeve, deri më tani.

Loredana dhe Mozzik janë ndarë dhe lajmin e pranoi më në fund publikisht vetë artistja e njohur. Në një shkrim të gjatë në profilin e saj në Instagram, Loredana anonçon fillimin e turit të saj muzikor dhe ndër të tjera pranon se do të jetë vetëm dhe jo me partnerin e saj, me të cilin ka edhe një vajzë të vogël 10 muajshe.

Për të gjithë fansat e mi! Siç ndoshta e keni vënë re tashmë, unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Arsye për këtë janë një sërë faktorësh të shumtë, që as mund ta imagjinoni.

Vendosëm të bëjmë një pushim si në biznes, ashtu dhe në sektorin privat. Për mua, kjo nënkupton një ndryshim total në punë dhe familje. Sidoqoftë, do punoj po aq shumë sa më parë. Për shkak të ngjarjeve të fundit në fushën private, bashkë me Mozzik kemi vendosur që unë të realizoj e vetme turin BONNIE CLYDE 2020. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase për ta rigjetur njëri tjetrin sërish në të ardhmen.

Mund t’ju premtoj që do të bëj maksimumin në turne. Tani e tutje jam një nënë beqare, gjë që më bën edhe më të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime, Hana dhe ju. Falemnderit të gjithëve për mbështetjen, turneu është çmenduria vetë. E ftuar speciale në turne Hana, ka shkruar Loredana në gjuhën gjermane.

Mozzik dhe Loredana ka qenë shumë të suksesshëm në karrierat e përbashkëta muzikore dhe pas lidhjes disavjeçare mirëpritën në jetë në dhjetor të 2018 vazjën e tyre Hana.