A është shtatzënë? Rezarta Shkurta zbulon të vërtetën me këtë foto.

375

Rezarta Shkurta së bashku me familjen e saj duket se po vazhdojnë të shijojnë ditët e fundit të sezonit veror. Ajo ka publikuar disa pamje, foto dhe video në Instastory ku ka zbuluar disa nga momentet më të bukura në jaht. Mirëpo, për shkak të një videoje të publikuar nga ajo, ku shfaqej me një fustan të kuq mbas trupit, portalet kanë shkruar për një shtatzëni të dytë të mundshme.

Këto thashetheme kanë qarkulluar edhe shumë herë të tjera dhe Rezarta gjithmonë i ka mohuar ato publikisht. Të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë herë. Shoqja ime e vockël. Portalet sërish më bënë shtatzënë. Nuk është faji as i tyre, dhe as i imi. Të gjithë fajin e kanë ushqimet, ka shkruar Shkurta krahas fotos ku shfaqet me vogëlushen Hera, shoqëruar me disa emoji ushqimesh.