Të shtëna me armë, “Dorëzohu, duart lart”, policia në ndjekje të personit të kërkuar, ai fshihet nëpër lagjet e qytetit

225

Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në afërsi të stacionit elektrik në Lezhë

Mësohet se ka qenë policia që ka qëlluar me armë, pasi ka qenë në aksion për kapjen e një personi të rrezikshëm që ka qenë në kërkim.

Një prej dëshmitareve që ka parë skenën është shprhur se policia ka qëlluar në armë, dhe ka thërritur: Dorëzohu, dorëzohu, duart lart!

Aksioni i policisë vijon ende, ndërsa dyshohet se personi i kërkuar të jetë fshehur mes lagjeve.