Rumunët janë komb me “zemër të madhe”, shikoni gjestin para një ndeshje (VIDEO)

112

Solidarizim ka qenë i madh nga e gjithë bota për tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme një moment i veçantë ka ndodhur para ndeshjes mes Steaua së Bukureshtit dhe Gaz Metan.

Skuadra vendase mbante parullën “Pray For Albania (Lutemi të Shqipërin)”, ndërkohë që më pas të dyja skuadra pozuan me të.

Një gjest shumë i bukur i dy ekipeve, teksa Rumania ishte një ndër shtetet që ndihmoi më shumë Shqipërinë duke sjellë grupe të specializuar të emergjencave civile, të cilët ndihmuan në nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, duke shpëtuar dhe jetë.