Basha: Rama-Veliaj zhvendosën Lanën, për pastrimin e 60 mln euro të krimit

512

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur akuzat në drejtim të kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj në lidhje me projektin te Unaza e Re.

Përmes një postimi në Tëitter, Basha shkruan se Veliaj dhe Rama kanë firmosur për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge.

“Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!”