Pas lajmit të arrestimit, reagon publikisht dj Vin Veli.

379

Dj i njohur Vin Veli ka reaguar menjëherë pas lajmit të shoqërimit të tij nga policia në orët e para të ditës së sotme në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Me anë të një postimi në Instagram Vini ka sqaruar se lajmi i arrestimit nuk është i vërtetë. Nuk është i vërtetë lajmi për arrestimin. Faleminderit të gjithëve për interesimin. Zoti qoftë me ju, ka shkruar Dj në postimin e tij në rrjetet sociale, duke i mohuar zërat e qarkulluar.

Mbeten ende mister arsyet pse Vin Veli së bashku me dy persona të tjerë u shoqërua në makinë nga forcat speciale megjithatë pritet që policia të sqarojë për të gjithë se çfarë ndodhi realisht në atë moment.