Të martën mbyllen transmetimet analoge, AMA merr vendimin

Në mbledhjen e së hënës, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka formalizuar vendimin për mbylljen e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës të martën, më 1 tetor.

Po në këtë mbledhje, është vendosur shtyrja e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në vijim nga AMA.

“Bordi u njoh me masat e marra nga AMA gjatë kësaj periudhe për administrimin e procesit të kalimit në transmetimet numerike. Lidhur me pajisjen e popullatës me dekodera, nga të dhënat dhe informacionet e depozituara nga operatorë të ndryshëm tregtarë, ka rezultuar se në treg ka numër mëse të mjaftueshëm dekoderash, që plotësojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Kujtojmë se qeveria në kuadër të këtij procesi ka shpërndarë 88 mijë dekodera falas për familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike”.

AMA thotë më tej se gjatë vitit të fundit ka intensifikuar dhe diversifikuar fushatën e informimit të publikut duke e përcjellë atë nëpëmjet mediumeve të ndryshme informative.

“Me kalimin në transmetimet numerike, shikuesit kanë mundësi të ndjekin 38 kanale pa pagesë të cilat mund të shikohen nga të gjithë dekoderat e tipit DVB-T2, më shumë se në çdo vend tjetër të Ballkanit. Mbulimi me sinjal numerik i territorit dhe cilësia e transmetimit përmes teknologjisë digjitale janë shumë herë më të larta krahasuar me teknologjinë analoge. AMA, pavarësisht se pjesa më e madhe e qytetarëve tashmë janë të pajisur me dekodera, fton qytetarët që nuk janë pajisur ende me këtë pajisje, të marrin masa për të mundësuar aksesin në transmetimet televizive numerike”.

Rudina Hajdari: Lapraka, kryeqyteti i Tiranës (VIDEO)

Deputetja Rudina Hajdari, edhe në seancën e sotme, teksa fliste për tryezën e thirrur nga OSBE-së për reformën zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit elektoral, lëshoi perlën e rradhës.

Deri sot nuk e dinim që Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, paska një kryeqytet të sajin. Këtë na i mësoi Rudina, sipas së cilës, kryeqyteti i kryeqytetit është Lapraka.

Tre hajdutë kapen në flagrancë duke vjedhur dyqanin

Tre të rinj, mes të cilëve edhe një i mitur janë arrestuar në flagrancë pak pasi vodhen një dyqan ushqimor në qytetin e Kavajës.

Tre personat e arrestuar në flagrancë janë:

– A. B., 18 vjeç, banues në Durrës;
– A. A., 17 vjeç, banues në Durrës;
– E. Xh., 15 vjeç, banues në Durrës.

Tre grabitësit më lagjen Nr. 1, në Kavajë, pasi kanë hapur forcërisht me anë të thyerjes derën e dyqanit ushqimor të shtetasit B. T., kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur një sasi lekësh.

Policia shkoi shpejt në vendngjarje duke bërë të mundjen kapjen e tre autoreve të cilët po tentonin të largoheshin.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor të shtetasit B. T., një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen me thyerje të dyqanit.
Në vijim të veprimeve të para hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së dy banesave ndodhur gjatë muajit shtator në Kavajë.

Sherr në diskotekë, vëllezërit shqiptarë qëllojnë me thikë italianin

Dy vellezer shqiptare janë arrestuar në Brescia pasi kane goditur me thike një shtetas italian pas një sherri.
Ngjarja ka ndodhur në diskotekenb e Molo-s.

Dy vellezerit 22 dhe 24 vjec kanë debatuar verbalisht për shkaqe ende të panjohura në ambjentet e diskos me 30 vjecarin italian.
Më pas teksa kanë dalë nga ambjentet e diskotekes, sherri ka vijuar dhe vellai me I vogël, 22 vjecar ka qëlluar me thikë në trup, shtetasin italian.

Ky I fundit është dërguar me urgjence në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Por vec akuzave për këtë ngjarje, dy vellezerit shqiptar do të duhet të gjykohen edhe për faktin që qëndronin ilegalisht në Itali.

Lirohen 19 gra shtatzëna, foshnjat e të cilave shiteshin

Policia nigeriane ka liruar 19 gra shtatzëna nga pronat në Lagos, të cilat mbaheshin peng me qëllim që të lindin fëmijë, të cilët më pas do të shiteshin.

“Prodhueset e fëmijëve”, siç njihen ndryshe në Nigeri, sipas autoriteteve ishin rrëmbyer, ndërsa gjatë operacionit u arrestuan dy infermiere që kujdeseshin për gratë shtatëzane.

Ndërkohë I dyshuari kryesor është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Policia tha se foshnjat meshkuj do të shiteshin 1400 dollarë ndërsa vazjat për 830 dollarë. Megjithatë autoritetet nuk bën të ditur se kush ose ku ishin blerësit e mundshëm. Ata njoftuan gjithashtu se gjatë operacionit u shptuan katër foshnja.

Historia e “Prodhueseve të fëmijëve” në Nigeri nuk është një histori jo e njohur pasi vitin e kaluar policia pas një aksioni arriti të shpëtonte 160 fëmijë të cilët do të trafikoheshin.

Benz-i me 4 djem të rinj përfundon në kanal poshtë urës

Katër të rinj që udhëtonin me një mjet tip Benz janë aksidentuar pranë kryqëzimit të Patokut.

Mjeti me të cilin po udhëtonin katër të rinjtë ka përfunduar në kanal, ndërsa janë plagosur lehtë dy prej të rinjëve të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit.

Sipas policisë shkak I aksidentit është bërë prerja e rrugën nga një mjet tjetër.

Mjeti ku po udhëtonin katër të rinjtë është fundosur në ujë. Ndërkohë katër të rinjtë kanë mundur të dalin nga mjeti, fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Homoseksuali shqiptar: Rini idjote, sa vjen dhe shqiptarët degradojnë.

Biznesmeni homoseksual shqiptar Elton Ilirjani ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook një deklaratë të fortë për shqiptarët dhe sidomos rininë.

“Përse të rinjtë Shqiptarë janë bërë kaq shumë radikalë? Kaq të prapambetur dhe injorantë? Kaq racistë dhe jo-tolerantë për të ndryshmen? Përse shiten vetëm për 50 Euro? Rini idiote!!! Rini e verbër dhe mjerane… për asnjë gjë nuk janë… jam zhgënjyer shumë këtë vizitë… Sa vjen dhe shqiptarët degradojnë dhe pastaj bëjnë me faj politikanët 😉 Unë po shikoj më mirë veten në pasqyrë sa të kthehem në New York dhe të largohem nga këta te varfër të mjerë në mendje dhe shpirt dhe si rrjedhojë edhe në xhepa…. “

Horoskopi e hënë, 30 shtator 2019

Dashi
Marrja e një roli drejtues do ju vijë natyrshëm, për shkak se ju prireni të jeni disi autoritar. Kjo e martë favorizon një klimë paqësore dhe mjaft të favorshme, ku sforcimet do të jenë minimale.

Demi
Vlerësoni më së miri të gjitha ndryshimet e pësuara gjatë këtyre ditëve. Do të reflektoni thellësisht dhe kjo gjë do ju lejojë që të mos bini pre e provokimeve të tepërta.

Binjakët
Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë protagonistë, për shkak të një periudhe të mbushur me shumë të reja interesante, si nga pikëpamja profesionale edhe ajo sentimentale. Takimet janë mjaft të favorshme.

Gaforrja
Mos u përfshini nga paniku, për shkak të zërave që qarkullojnë, pasi në këtë moment nuk mund ti lejoni vetes që të bini në grackën e personave ziliqarë për suksesin tuaj profesional. Në dashuri parashikohet një mbrëmjen e rëndësishme për të sqaruar një keqkuptim.

Luani
Shfrytëzoni më mirë fuqinë tuaj për të mbyllur të gjitha çështjet që gjatë javëve të fundit ju kanë tensionuar. Mbrëmja është mjaft e rëndësishme për të rigjetur qetësinë dhe për të gjetur bashkëpunimin dhe harmoninë në çift.

Virgjëresha
Në vendin e punës duhet të jeni shumë të përqendruar, pasi gjatë kësaj të marte do të përballeni në një diskutim mjaft të komplikuar sa i takon realizimit të një projekti të ri. Takime mjaft interesante parashikohen gjatë pasdites.

Peshorja
Kjo e hënë është mjaft e rëndësishme për të bërë paqe me gjithë ata persona, të cilët gjatë javëve të fundit ju kanë tensionuar. Dialogu është mjaft i favorshëm, ndaj mund të gjeni një kompromis të vlefshëm.

Akrepi
Dita do të sjellë mundësi të shumta, për të mbyllur negociata me vlerë. Ky është momenti i duhur për të rifituar siguri nga pikëpamja sentimentale, kujeni përfshirë në një lidhje të turbullt.

Shigjetari
Nga pikëpamja sentimentale parashikohen zhvillime mjaft interesante, pasi gjatë muajve të fundit keni pësuar zhgënjime të mëdha, shkruan noa.al. Bëni kujdes ndaj ndonjë keqkuptimi në vendin e punës. Këshillohet që të mos jeni shumë kokëfortë.

Bricjapi
Duhet të tregoheni më të zgjuar dhe më të matur lidhur me bashkëpunëtorët tuaj, sidomos nëse ata do të shfaqen shumë kokëfortë dhe aspak tolerantë. Në këtë moment është e rëndësishme që të jeni të përqendruar maksimalisht, në mënyrë që të arrini zgjidhje interesante të cilat do ju lejojnë arritjen e objektivave tuaja.

Ujori
Parashikohet një javë mjaft e ngjeshur dhe impenjative, sa i takon sferës profesionale. Këshillohet që të jeni më kurajoz dhe intuitiv dhe kjo gjë do ju bëjë të pazëvendësueshëm në realizimin e një projekti të ri.

Peshqit
Do të shfaqni një sjellje mjaft pozitive, sa i takon sferës së ndjenjave dhe kjo gjë edhe në sajë të rigjetjes së bashkëpunimit me partnerin/en. Gjatë javëve të fundit e keni lënë familjen pas dore, ndaj ka ardhur momenti që të rikuperoni.

Ja çfarë të bën të suksesshëm sipas Bill Gates.

Bill Gates është një ndër personat më të suksesshëm e të pasur të botës dhe ne shpesh mund ta pyesim veten se çfarë ka ndryshe nga njerëzit normalë, për suksesin që ka arritur.

Në një dokumentar të shfaqur nga Netflix, tregohet se leximi i librave është shumë i rëndësishëm për bashkëthemeluesin e Microsoft.

Inside Bills Brain është një dokumentar që përfshin fëmijërinë e Gates, lançimin e Microsoft dhe avancimin e tij për të qenë personi më i pasur në botë, si dhe projekte filantropike për të cilat është duke punuar që nga largimi nga selia e kompanisë.

Dokumentari tregon gjithashtu dashurinë e tij të madhe për librat dhe leximin dhe në skenat e para, shfaqet çanta e Gates, e cila përmban libra me tema të ndryshme si shkenca, teknologjia, vaksinimi, energjia, etj. që Bill i mban me vete kur udhëton.
Ai shpesh gjen qetësi në një shtëpi afër një liqeni duke lexuar libra.
Një mik i Gates kujtoi se kishte marrë më shumë se 14 libra për të lexuar në një pushim të përbashkët me të.

Kur Gates është i interesuar për një temë, ai mund të lexojë mbi pesë libra me të njëjtën temë, që të zbulojë sa më shumë gjëra të jetë e mundur e të plotësojë pikëpamjet e ndryshme të së njëjtës termë.
Pavarësisht se për cilën histori bëhet fjalë dhe me kë po bisedon, Bill gjithmonë ka njohuritë më të mëdha për të.

Leximi është një domosdoshmëri nëse dëshiron të kesh sukses, tha ai në një intervistë dhe e konsideron leximin e librave si jashtëzakonisht të rëndësishëm për suksesin që ka arritur në karrierën e tij.

Horoskopi ditor, 30 shtator 2019.

Dashi. Sot do të jeni në humor për të bërë plane me gjysmën tuaj më të mirë. Ata që do të fillojnë një histori të re do të jenë në gjendje ta bëjnë nën kujdesin më të mirë dhe shpresojnë se do të zgjasë një kohë të gjatë. Fati mban surpriza të mëdha për beqarët, veçanërisht për ata që kanë patur momente shqetësimi të madh.

Filloni të fitoni strategji për t’i bërë projektet tuaja të fluturojnë, periudha është e shkëlqyeshme për aspirimin e pozicioneve të privilegjuara.

Demi. Do të drejtoheni nga zemërimi dhe pasioni për të treguar ndjenjat tuaja më të vërteta dhe kjo do të krijojë harmoni dhe bashkim të qëllimit, dy elementë që do të jenë pikat e forta të marrëdhënies tuaj. Beqarët, nga ana tjetër, do të duhet të presin pak më shumë për të gjetur dashurinë.

Yjet janë në favorin tuaj dhe ju drejtojnë drejt zgjedhjeve të duhura. Edhe me eprorët do të tregoni anën tuaj më të mirë.

Binjakët. Në këtë ditë të bukur do të dëshironi të dilni dhe të organizoni një udhëtim jashtë qytetit. Shfrytëzojeni rastin për të festuar një bashkim të ri me partnerin tuaj! Venera njofton takime dërrmuese me beqarët që duan të lidhen dhe të kërkojnë shpirtin binjak.

Ju kemi nevojë për të bërë zgjedhje vendimtare, të cilat do të sjellin një lajm interesant. Kini durim me kolegët tuaj.

Gaforrja. Do të keni ndjenjën e çuditshme që diçka po ju shpëton nga kontrolli, por fatmirësisht Venusi do të veprojë si ndërmjetës për t’ju bërë të gjeni ekuilibrin me të dashurin tuaj. Beqarët do presin për takime të reja, i cili e di nëse fati nuk ju jep ndonjë surprizë!

Marsi ju fton të përgatiteni për ndryshime. Për shumë nga shenjat, janë planifikuar udhëtime jashtë vendit me shumë rëndësi.

Luani. Çiftet e konsoliduara do të arrijnë një qëllim të rëndësishëm për marrëdhënien e tyre. Kjo do të shënojë fillimin e një marrëveshje që do të jetë gjithnjë e më e thellë. Ka ardhur koha për të buzëqeshur edhe për beqarët: shumë do të gjejnë dashurinë.

Nëse keni ndërmend të ndryshoni profesion dhe dëshironi të merrni një rrugë të re, pyetni ata me më shumë përvojë.

Virgjëresha. Sot do të ketë shumë harmoni midis çifteve, për ata që janë lidhur së fundmi mund të ketë zhvillime të papritura dhe angazhime zyrtare gjatë rrugës. Beqarët që po kërkojnë flirtim dhe po kryejnë aventura nuk do të kenë asnjë ankesë!

Merrni ato vendime që janë të rëndësishme për karrierën tuaj tani. Vendosni rregulla të qarta në vendin e punës.

Peshorja. Mësoni të jeni më pak hatërmbetës dhe t’i jepeni hijeshisë së të dashurit tuaj. Kushdo që dëshiron shumë është në rrezik të humbasë gjithçka që ka. Beqarët do duhet të luftojnë me kaq shumë mendime të dyta që nuk lënë asnjë mendim!

Një ngjarje e paparashikuar nuk do t’ju shqetësojë shumë dhe do dini si ta përballoni me shpejtësi dhe kokëfortësi. Fitime të reja në horizont.

Akrepi. Përfitoni nga kjo ditë për të sqaruar një çështje që është veçanërisht e dashur për ju. Vetëm kështu harmonia do të kthehet dhe do t’i lejojë çiftet të planifikojnë mirë. Beqarët do mposhten nga një valë emocionesh.

Përpiquni të përqendroni mirë qëllimet tuaja, ju keni vendosmërinë e duhur për të përballuar të gjitha sfidat që kërkon profesioni.

Shigjetari. Nëse do të rregulloni një situatë sentimentale, patjetër që duhet të dilni anash dhe të kënaqni tjetrin. Në vend të kësaj, beqarët që janë në kërkim të një partneri do të duhet të lidhin të kaluarën.

Ju keni gjetur harmoninë me kolegët tuaj dhe kjo së shpejti do t’ju sjellë rezultate më pozitive.

Bricjapi. Do të ketë shumë tundime për ata që kanë pasur disa dyshime për partnerin dhe do të jetë vërtet e vështirë të rezistosh. Dëshira për të takuar njerëz të rinj është e papërballueshme! Beqarët do të përpiqen në vend të kësaj të lindin histori serioze dhe ata do të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre.

Në frontin financiar do të ketë investime shumë interesante, por tregohuni të kujdesshëm nëse nuk jeni ekspertë të sektorit.

Ujori. Çiftet që po kalojnë një periudhë krize do të jenë në gjendje të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të gjejnë një rrugëdalje. Xhelozi e moderuar. Beqarët në vend të kësaj do të jenë të gatshëm të provojnë emocione të reja dhe t’i përkushtohen kërkimit të arritjeve të reja.

Ju nuk keni frikë të përballeni me ngarkesa të rënda pune, përkundrazi, do të jeni të lumtur të merrni të tjera. Kujdes për shëndetin!

Peshqit. Lajm i shkëlqyeshëm për ata që kanë patur një krizë në çift, sot do të krijojnë situata që zgjidhin edhe keqkuptimet më të thella. Takime të paharrueshme po vijnë për zemrat e vetmuara, të cilat do të lënë sinjale të pakuptueshme.

Do të ketë shpërblime të mirëseardhura për ata që kanë arritur qëllime të caktuara. Në funksion të bashkëpunimeve të reja