Ja çfarë të bën të suksesshëm sipas Bill Gates.

383

Bill Gates është një ndër personat më të suksesshëm e të pasur të botës dhe ne shpesh mund ta pyesim veten se çfarë ka ndryshe nga njerëzit normalë, për suksesin që ka arritur.

Në një dokumentar të shfaqur nga Netflix, tregohet se leximi i librave është shumë i rëndësishëm për bashkëthemeluesin e Microsoft.

Inside Bills Brain është një dokumentar që përfshin fëmijërinë e Gates, lançimin e Microsoft dhe avancimin e tij për të qenë personi më i pasur në botë, si dhe projekte filantropike për të cilat është duke punuar që nga largimi nga selia e kompanisë.

Dokumentari tregon gjithashtu dashurinë e tij të madhe për librat dhe leximin dhe në skenat e para, shfaqet çanta e Gates, e cila përmban libra me tema të ndryshme si shkenca, teknologjia, vaksinimi, energjia, etj. që Bill i mban me vete kur udhëton.
Ai shpesh gjen qetësi në një shtëpi afër një liqeni duke lexuar libra.
Një mik i Gates kujtoi se kishte marrë më shumë se 14 libra për të lexuar në një pushim të përbashkët me të.

Kur Gates është i interesuar për një temë, ai mund të lexojë mbi pesë libra me të njëjtën temë, që të zbulojë sa më shumë gjëra të jetë e mundur e të plotësojë pikëpamjet e ndryshme të së njëjtës termë.
Pavarësisht se për cilën histori bëhet fjalë dhe me kë po bisedon, Bill gjithmonë ka njohuritë më të mëdha për të.

Leximi është një domosdoshmëri nëse dëshiron të kesh sukses, tha ai në një intervistë dhe e konsideron leximin e librave si jashtëzakonisht të rëndësishëm për suksesin që ka arritur në karrierën e tij.