Benz-i me 4 djem të rinj përfundon në kanal poshtë urës

397

Katër të rinj që udhëtonin me një mjet tip Benz janë aksidentuar pranë kryqëzimit të Patokut.

Mjeti me të cilin po udhëtonin katër të rinjtë ka përfunduar në kanal, ndërsa janë plagosur lehtë dy prej të rinjëve të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit.

Sipas policisë shkak I aksidentit është bërë prerja e rrugën nga një mjet tjetër.

Mjeti ku po udhëtonin katër të rinjtë është fundosur në ujë. Ndërkohë katër të rinjtë kanë mundur të dalin nga mjeti, fatmirësisht pa pasoja të rënda.