Jonida Shehu zbulon portretin më të bukur familjar (Foto)

1192

Moderatorja e njohur, Jonida Shehu duket se është duke shijuar pushimet më të bukura pranë njerëzve më të dashur të saj, vajzës dhe partnerit. Ajo ka ndarë pak më parë në llogarinë në Instagram portretin më të bukur familjar, ku shfaqen duke shijuar rrezet e diellit në një destinacion larg Shqipërisë.

Më falni që nuk kam postuar. Kemi qenë shumë të zënë duke bërë qejf, ka shkruar Jonida bashkangjitur fotos së publikuar, e cila ka marrë menjëherë shumë pëlqime. Mesa duket Shehu është duke u kujdesur të çlodhet plotësisht pak para se sezoni i ri televiziv të nisë dhe ta sjellë sërish pranë ekranit për të gjithë teleshikuesit.