Shkëputet pema e vjetër dhe bie mbi furgon, alarmohen banorët.

464

Një pemë e vjetër është rrëzuar mbi një furgon në qytetin e Shkodrës duke alarmuar banorët. Pema ështw shkëputur nga trotuari ku ishte mbjellë dhe ka marrë përpara automjetet që kanë qënë në rrugë. Furgoni i dëmtuar nuk ka patur pasagjerë dhe nuk ka të lënduar nga kalimtarët e rastit. Trungu i saj ka rënë mbi pjesën e sipërme të furgonit të kuq dhe degët janë shpërndarë në rrugë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe menaxhuar situatën e krijuar. Nuk dihen shkaqet se përse është shkëputur nga rrënjët, por pema nuk kishte gjethe në degët e saj dhe mund të jetë shkëputur nga thatësira. Degët e shpërndara kanë sjellë bllokimin e rrugës dhe pritet pastrimi i saj.