Këshillat që ju duhen për tu mbrojtur nga i nxehti

376

Jemi në sezonin veror më të nxëhte dhe më të dëshiruar nga të gjithë pasi të gjithë duan që të bjnë pushime.

Gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të kujdeseni për shëndetin tuaj, pasi i nxehti ka shumë pasoja negative. Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju vijn ënë ndihmë për të eleminuar një shqetësim të tillë.

Evitoni nëse është e mundur daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës, 11.00 – 17.00
Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra te hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia
Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë
Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë.
Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës

Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 ° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.
Evitoni korrentet e mundshme

Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush, ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit, në krahë, qafë, ballë.

Pini lëngje ose ujë në mënyrë të mjaftueshme të paktën deri 2 litra në ditë

Mos përdorni pije alkoolike, lëngje me shumë sheqer apo kafeinë

Konsumoni vakte të lehta me përmbajtje të lartë uji, si zarzavate, fruta

Gatuani dhe ruani ushqimet të sigurta

Evitoni aktivitete fizike të forta, sidomos në orët e nxehta të ditës,11- 17

Tregoni kujdes për fëmijët, të moshuarit, personat e sëmurë apo edhe të vetmuar.