Moti Sot, e martë 19 tetor 2021

425

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë vendin tonë, ku në zonat e Ultësirës Perëndimore do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më të dukshme. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri-verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.