Me flamurin e PD-së mbi supe, protestuesit largojnë militantin demokrat nga protesta: Vendos flamurin kombëtar

249

Një incident i vogël ka ndodhur në protestën që sapo ka nisur para kryeministrisë ditën e sotme, Aktivistë të shoqërisë civile nuk kanë lejuar një protestues i cili ishte mbuluar me flamurin e Partisë Demokratike në supe, duke i këkruar që të largohet, pasi nuk duan sipas tyre që të poltizohet protesta.

‘Vër flamurin kombëtar, hiqe këtë ose largohu! Mos politizo protestën’- ishin thirrjet e disa prej të pranishmëve të cilët larguan qytetarin.

“Jo me dhunë, po prodhon incident, ma jep mua. Mos syno vëmendjen. Mos i jepni vëmendje,”-dëgjohen qytetarët rreth tij, ndërsa në fund dikush e merr qytetarin që në fund vendos që ta heqë flamurin blu.