Paralajmërimi: ’97-ta mund të përsëritet në forma të tjera, edhe më keq

448

Ish-deputeti Dashamir Shehi është shprehur mbrëmjen e sotme se në situatën në të cilën ndohet vendi, mund të përsëritet një ’97 e dytë por në një formë tjetër.

’97 shihet si një lugat i vjetër. Në fakt ’97 nuk përsëritet tani në të njëjtën formë por në formë tjetër. Por nëse nuk ndodh ’97 mund të ndodh 2019 dhe kjo është më keq se ’97‘, u shpreh Shehi në ‘Dritare me Rudinën’.

Më tej, kreu i LZHK shtoi se shqiptarët janë rebeluar ndaj qeverisë dhe asaj që ajo po bën.

‘Mund të ndodhë sepse shqiptarët janë të rebeluar ndaj kësaj qeverie, ndaj asaj që bën kjo qeveri. Kjo qeveria grabit çdo gjë që ka Shqipëria. Rama grabit, duke na thënë se ka 1 milionë vota dhe mund të bëjë gjithçka. Ky po rri në pushtet dhe po rri në pushtet gjatë si Enver Hoxha dikur’, deklaroi Dashamir Shehi.

v.l/ Dita