Leonardo DiCaprio bën gjestin prekës për të shpëtuar Amazonën dhe të gjithë mund ti bashkohemi.

332

Prej më shumë se tri javësh pyjet e Amazonës janë përfshirë nga flakët dhe të parët që kanë reaguar të shqetësuar kanë qenë disa prej emrave më të njohur botëror. Mes tyre, edhe Leonardo DiCaprio, i cili reagoi në rrjetet sociale duke ndërgjegjësuar njerëzit për atë që po ndodh.

Me një pamje nga Amazona ai shkroi, Jam i tmerruar kur mendoj se Amazona, një prej pyjeve më të mëdha në planet, që siguron 20 përqind të oksigjenit, mushkëritë e botës, janë duke u djeguar prej 16 ditësh dhe nga mediat nuk ka asnjë mbulim. Pse?

Së fundmi, aktori i famshëm ka vendosur të bëjë diçka për të shpëtuar Amazonën. Ai ka dhuruar 5 milionë dollar nëpërmjet fondacionit Earth Alliance që ai dhe miqtë e tij kanë themeluar. Këto para do të shkojnë të gjitha në ndihmë të Amazonës, për të rikuperuar sadopak dëmet dhe për të mbrojtur biodiversitetin nga pasojat e zjarrit. Po ashtu, fondacioni është i hapur ndaj donacioneve që njerëzit mund të dëshirojnë të bëjnë për po të njëjtën kauzë.