Shtatzanë? Marina Vjollca reagon për herë të parë.

973

Prej disa ditësh, nëpër portale është thënë se moderatorja Marina Vjollca mund të jetë shtatzënë, kjo për shkak se në fotot e publikuara, ajo pozon gjithmonë me një dorë tek barku, duke u përjekur në një farë mënyre ta mbulojë atë.

Marina dhe Getoari kishin vendosur të qëndronin në heshtje, mirëpo së fundmi, Marina publikoi një foto ku këtë herë mbante një dorë në kokë dhe një fanse i shkruan: Po tani që ke vënë duart në kokë çfarë do shkruajnë? Që ke dhimbje koke.

Ndërsa Marina, e cila duket se është dakord me atë që thotë ndjekësja, ia kthen me një fjalë. Fiks, shkruan ajo, duke e shoqëruar me një ‘emoji’ të dy duarve që duartrokasin.