Mbeti i plagosur teksa çonte fëmijët në shkollë, del fotoja e Hilë Gjinit

231

Ky është 43-vjeçari Hilë Gjini, që mbeti i plagosur mëngjesin e kësaj të marte në Kodër-Balldre në Lezhë.

Ai u qëllua me armë zjarri nga një bashkëfshatar i tij, teksa çonte fëmijët në shkollë bashkë me të shoqen.

Mësohet se Gjini ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa autori, i identifikuar si Gj.Gj. është shpallur në kërkim nga policia.

Fatmirësisht pjestarët e tjerë të familjes nuk janë lënduar.

Gjatë viteve 2011-2015, Gjini ka punuar në Këshillin Komunal me Partinë e Gjelbër në koalicion me PS.