Gjenden turistët hungarez të humbur mbrëmë

310

Pas afro 10 oresh nga momenti kur policia e Vlores ka marre njoftimin se nje cift hungarezesh kane humbur ne Gadishullin Karaburun, turistet hungareze jane gjetur rreth ores 6 te mengjesit te sotem.

Ata jane lokalizuar ne nje zone ne erresire te plote dhe pa sinjal telefoni. Kane qene vete ata qe kane lajmeruar policine duke kerkuar ndihme pasi nuk dinin rrugen cka e veshtiresonte identifikimin e vendodhjes se tyre.

Turistet jane gjetur shendoshe e mire, pra ne gjendje te mire shendetesore ndersa kishin hapur cadren gjate nates per shkak te erresires.

Keshtu mengjesin e kesaj te hene policia e Vlores ne bashkepunim me policine kufitare dhe repartin Delta Forca ka bere te mundur identifikimin e vendndodhjes se turisteve hungareze.