Vrau nënkomisarin Hoxha, i riu shfaqej me pistoletë, foto dhe me Edi Ramën

263

Aldi Rama, 21-vjeçari, që vrau nënkomisarin, Saimir Hoxha është personi që shfaqet në fotot e mëposhtme.

Në një vështrim në rrjete sociale, i riu shfaqet, vite më parë duke pozuar edhe krah kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit ka bërë foto me të pranishmit gjatë një vizitë në Lezhë në vitin 2016 , kohë kur Aldi Rama ishte adoleshent.

Po ashtu i riu shfaqet në foto i ulur në lokal ndërsa në tavolinë ka vendosur edhe një pistoletë.

Ngjarja e rëndë ndodhi orës 10:30, në Ishull Lezhë, në rrethana ende të paqarta u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë u plagos me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë në Lezhë shtetasi Saimir Hoxha, 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal të Lezhës.